Haradinaj përfundon takimin me presidenten Osmani: Ishte bisedë mjaft e hapur - NACIONALE

Haradinaj përfundon takimin me presidenten Osmani: Ishte bisedë mjaft e hapur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se biseda në takimin e sotëm me presidenten Vjosa Osmani ka qenë mjaft e hapur.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga ajo që të veprojë në përputhje me mandantin e saj.

“I kërkova që do të vepron në përputhje me mandantin e vet, kompetencat që ka, që t’i ndalin ndëshkimet, që të ndodhë deeskalim i situatës në veri…T’i kthehemi të arriturave të dialogut, Ohrit dhe Brukselit.” – tha ajo.

Tutje, Haradinaj e quajti këtë një bisedë mjaft të hapur.

“Biseda ka qenë mjaft e hapur, unë, dhe presidentja ishte mjaft e hapur. Nuk mund të parashikoj çka do të ndodhë.” – tha ai.

Lajme të ngjashme