Haradinaj për masakrën e Studimes: Plagët e popullit nuk mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet - NACIONALE

Haradinaj për masakrën e Studimes: Plagët e popullit nuk mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë në 24-vjetorin e saj, duke thënë se plagët e popullit nuk mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet.

Haradinaj ka thënë se nuk do të ndalen deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve.

Shkrimi i tij:

Plagët e popullit tonë janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet!

Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë me përulje martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, që ranë për këtë tokë duke u shndërruar në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse aspironin lirinë e vendit.

Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve.

Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

Lajme të ngjashme