Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehja e vullnetit të popullit për të jetuar në liri - NACIONALE

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehja e vullnetit të popullit për të jetuar në liri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kushtetuta e Kaçaniku është një nga ngjarjet më madhore të shprehjes së vullnetit të popullit tonë për të jetuar të lirë e të pavarur.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se delegatët e Kuvendit të Kosovës me guxim kombëtar e rreshtuar vendin në rrugën e pakthyeshme të pavarësisë.

Kushtetuta e Kaçanikut është një nga ngjarjet më madhore të shprehjes së vullnetit të popullit tonë për të jetuar të lirë e të pavarur.”

“Ishin delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me guxim qytetar e kombëtar e rreshtuan vendin në rrugën e pakthyeshme të pavarësisë, e cila me luftën çlirimtare, si vazhdimësi e përpjekjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare, u bë realitet.” – ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme