Haradinaj për Kurtin: Financimet i ka të dyshimta, ka transaksione nga Serbia - NACIONALE

Haradinaj për Kurtin: Financimet i ka të dyshimta, ka transaksione nga Serbia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me akuza ndaj kryeministrit, Albin Kurti, duke thënë se financimet i ka dyshimta dhe se ka transaksione nga Serbia.

Haradinaj për Ekonomia Online ka renditur problemet e Qeverisë Kurti, si pagat e minatorëve, veteranët e të tjerë

“Kurti i ka prishur marrëdhëniet skajshmërisht me Shqipërinë, i ka ndalë pensionin luftëtarëve nga Shqipëria që ka kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës, me arsyetimin që e merrni pensionin e Shqipërisë. Kurti nuk ka lenë asnjë element që do t’i forcojë shqiptarët pa i dëmtuar. Vetëm shikoni ka shkuar në Paris me të gjithë situatën e vet a me ato shpenzime ka mundur të paguajë pagat e minatorëve të Trepçës. Para katër vitesh e ka gjetur me status të zgjidhur kurse tani i ka lenë pa paga. Kurti na ka lenë pa status energjetik. Në Kosovë ka vetëm një detyrë për të gjithë ne që e duam vendin është ndryshimi, pra me votë me largu një kryeministër që është i rekrutuar i Serbisë” – ka thënë ai.

Më tej, Haradinaj thënë se zyrtarët qeveritar kanë kërkuar nga Serbia që ta dinë numrin e saktë të ish-ushtarëve të UÇPMB-së.

“Ai ka qenë në mision te armiqtë, e kanë ndihmuar për tu ngritur në pozitë. Edhe financimet i ka të dyshimta, ka transaksione nga Serbia. Një zyrtar i Qeverisë Kurti ka bërë kërkesë zyrtare Serbisë për numrin e saktë të pjesëtarëve që UÇPMB-së. I ka pyet a na tregoni numrin e pjesëtarëve. Nuk ka mundësi ajo ditë me ndodh rastësisht ai është i rekrutuar nga Serbia.” – ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme