Haradinaj për Demaçin: Ishte këmbëngulës, sypatrembur e i drejtpërdrejt - NACIONALE

Haradinaj për Demaçin: Ishte këmbëngulës, sypatrembur e i drejtpërdrejt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçin, në datëlindjen e tij.

Sipas Haradinajt Demaçi ishte sypatrembur, këmbëngulës e i drejtpërdrejt.

Për periudhën e kaluar në burgjet serbe, Haradinaj për Demaçin është shprehur se nuk e thyen as tërë ato vite në burg.

Shkrimi i Haradinajt:

Kujtojmë e nderojmë në ditëlindjen e tij, kolosin e lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, Adem Demaçin.

Atëherë kur shumëkush ishte dorëzuar, baca Adem ishte më këmbëngulës se kurrë në të drejtën tonë të mohuar.

Nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe. Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti Adem; sypatrembur e i drejtpërdrejt.

Mirënjohës përgjithmonë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të Atdheut!”

Lajme të ngjashme