Haradinaj: Nuk do të kandidoj për kryetar të AAK-së - NACIONALE

Haradinaj: Nuk do të kandidoj për kryetar të AAK-së

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë me dije se nuk do të kandidojë për kryetar të kësaj partie në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen.

Në një konferencë për media, ai mes tjerash ka treguar arsyet për këtë vendim.

Ai u shpreh se një faktor është edhe rezultati jo i mirë nga zgjedhjet.

“Ne sapo kemi përfunduar takimin e 177-të të Këshillit të Përgjithshëm. I kemi dakorduar vendimet për trupat zgjedhore që i zgjedh Këshilli i Përgjithshëm, e po ashtu i kemi shpallur zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet. Procesi zgjedhor fillon më 20 shkurt dhe përmbyllet më 6 qershor. Pra, orientimi ynë për Kuvendin është afati statutor katërvjeçar, me zgjedhje të rregullta. Është një situatë vërtet e mirë që me kohë i kemi bërë përgatitjet më të mira për këto zgjedhje. Njëkohësisht, e di që risi dhe ndryshim është fakti se nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës. Në këto zgjedhje ua kam treguar edhe kolegëve disa arsye, të cilat po jua shpjegoj edhe juve. Është një kohë e gjatë në udhëheqje, që nga maji i vitit 2000, pra një faktor është edhe koha e më pas edhe rezultati jo i mirë nga zgjedhjet” ka thënë ai.

Lajme të ngjashme