Haradinaj ngushëllon për vdekjen e bashkëshortes së heroit Adrian Krasniqi - NACIONALE

Haradinaj ngushëllon për vdekjen e bashkëshortes së heroit Adrian Krasniqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, kryetrar i AAK-së ka shprehur ngushëllimet e tija pas lajmit për vdekjen Merita Mehmetajt,- gruas së heroit Adrian Krasniqi.

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e hershme të Merita Mehmetaj, bashkëshortes së heroit Adrian Krasniqi. Meritën, kisha rastin ta njoh në kohërat e vështira. Bashkë me Adrianin derisa vepronim për çlirimin e Kosovës, ajo dha kontribut të çmuar në bartje të materialit luftarak nga Shqipëria për në Kosovë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë atyre që e njohën. U prehsh në paqe, Meritë!”, ka ngushëlluar Haradinaj.

Lajme të ngjashme