Haradinaj në Bradash: Përkujdesje shtetërore për të gjithë qytetarët nga djepi deri në pleqëri - NACIONALE

Haradinaj në Bradash: Përkujdesje shtetërore për të gjithë qytetarët nga djepi deri në pleqëri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me familjen e Orzhanëve në Bradash të Podujevës.

Haradinaj ka thënë se koalicioni për Kosovën Fituese, po zhvillon çdo ditë dhjetëra takime në lagje, fshatra e bashkësi lokale në mbarë vendin.

Koalicioni për Kosovën Fituese 137, po zhvillon çdo ditë dhjetëra takime në lagje, fshatra e bashkësi lokale në mbarë vendin. Sonte pata kënaqësinë të marrë pjesë në takimin me familjen e Orzhanëve në Bradash të Podujevës.” – ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka shtuar se programi i tyre ka planifikuar përkujdesje shtetërore për të gjithë qytetarët, nga djepi deri në pleqëri.

“Programi ynë ka planifikuar përkujdesje shtetërore për të gjithë qytetarët, nga djepi deri në pleqëri. Nuk do të mbes asnjë fëmijë pa mundësinë e arsimit parashkollor, asnjë punëkërkues pa mbështetje financiare, e asnjë pension nën 500 euro. Për të rinjtë që nisin biznese, do të ndahen grante pa kthim, stimul ky për ekonominë por edhe parandalim i largimit të të rinjve nga vendi. Antarësimi direkt në NATO, do të sjellë siguri të përhershme, por dhe zhvillim të hovshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik.” – ka thënë ai.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme