Haradinaj: Mbrëmë ka fituar Kushtetuta, mbrëmë është përmbysur autokrati Albin Kurti - NACIONALE

Haradinaj: Mbrëmë ka fituar Kushtetuta, mbrëmë është përmbysur autokrati Albin Kurti

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas seancës së mbrëmshme.

Haradinaj ka thënë se mbrëmë ka rënë autokrati Albin Kurti.

Postimi:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Mbrëmë ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë populistit Albin Kurti.

Ka fituar vetëdija dhe rezistenca e opinionit publik e faktorit politik se nuk do të lejohet shkatërrimi i rendit politik e kushtetues të vendit.

Ka fituar koncepti se nuk ka individ e as parti që mund ta rrezikojë ekzistencën e shtetit.

Megjithëse me ditën e djeshme Kosova i ka rrumbullaksuar gjashtë vjet të humbura nën këtë pushtet, prej sot nis një etapë e re për shtetin.

Mbrëmë është përmbysur koncepti i partisë-shtet, ku një individ provon të bëhet mbret. Është përmbysur autokrati Albin Kurti.

Tash fjalën e ka sovrani, i cili mban mend e nuk falë.

Vendimmarrja i është kthyer atij.

Aleanca si parti dhe unë si drejtues i saj, kemi qenë bashkëpunues e të ndershëm sa s’ka për ta kaluar këtë krizë politike, por të tjerët ishin dehur pas pushtetit duke e harruar shtetin.

Për Kosovën deri në frymën e fundit!

Me respekt,

Ramush Haradinaj

Lajme të ngjashme