Haradinaj mbështet Kurtin për pranimin e Asociacionit: Kosova ka bërë një hap të madh përpara
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbështetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili dje ka thënë se e ka pranuar draftin e ri të BE-së për Asociacion.
Në seancën e sotme parlamentare, Haradinaj ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t`i heq Kosovës masat ndëshkuese, të cilat ia ka vendosur prej verës së këtij viti.
“Kosova dje ka bërë një hap të madh përpara. Kryeministri Kurti pra me pranimin e propozomit të pesëshes për implementimin në këtë rast e ka vendos Kosovën në pozicion të duhur, në këtë kohë pas shumë gabimeve dhe pas një kohet të gjatë të humbur në dialog”, ka potencuar Haradinaj.”, ka thënë Haradinaj, raporton Klan Kosova.
“Sipas bindjes time me zhvillimet e djeshme BE duhet të i largoj sanksionet ndaj Kosovës menjëherë, kryeministri i Kosovës ka marrë obligim, ka shprehur obligim ka shprehur gatishmëri me zbatu dokumentin që ka sjellë pesëshja dhe nuk ka shprehur vërejtje në dokument, ka shprehur kërkesa të tjera”, ka deklaruar Kurti.