Haradinaj, Kurtit: Si ki me e rikthye normalitetin në veri ti dhe demagogët tu?
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se pse nuk e ka dëgjuar kërkesën amerikane për targat.
Gjatë interpelancës parlamentare ndaj kryeministrit Kurti, ai ka thënë se po të dëgjohej kërkesa amerikane, presidenti Vuçiq nuk do të guxonte që t`i urdhëronte serbët që t`i lëshojnë institucionet e Kosovës.
Me tej, ai e ka pyetur kryeministrin se si do të mund t`i kthej serbët në institucione, duke shtuar se kjo çështje rrezikon të bëhet pjesë e marrëveshjes finale në mes të dy vendeve.
“Si ki me kthy normalitetin në veri ti, e demagoget tu, e gjitha këta që i ki këtu? Apo ki me shku me e negociu me Serbinë normalizimin e gjendjes në vendin tanë, në kudër të normalizimit, pra të marrëveshjes finale. Mos harroni se ka njerëz që shohin, që dinë dhe që i kuptojnë këto zhvillime mirë”, ka thënë Haradinaj.