Haradinaj: Kurti qëndron pas marrëveshjes me ‘vendasin’ dhe Listen Serbe - NACIONALE

Haradinaj: Kurti qëndron pas marrëveshjes me ‘vendasin’ dhe Listen Serbe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, në postimin e tij të fundit e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë që kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga këto katër vite pushtet.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka kërkuar rritje të pagave për këto kategori.

“Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij 'ia kanë pirë duhanin tinez', atëherë le t'i rrit sot pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale. Mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka” – shtoi Haradinaj

Haradinaj akuzoi kryeministrin Kurti se ai qëndron pas marrëveshjeve me ‘vendasin’ duke iu referuar kështu kriminelit serb Millan Raidoicic, dhe Listën Serbe.

E plotë:

Katër vjet pushtet të Kurtit, e kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria.

Vetëvendosje nuk ka hezituar që për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, të bashkojë votat edhe me Listën Serbe.

Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij 'ia kanë pirë duhanin tinez', atëherë le t'i rrit sot pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale. Mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka.

Fatkeqësisht, kjo nuk pritet të ndodh, sepse është vet Kurti ai që qëndron pas marrëveshjeve me 'vendasin' dhe Listën Serbe.

Lajme të ngjashme