Haradinaj: Kurti po largon Kosovën nga aleatët, presidentja bashkëpërgjegjëse
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për largimin e Kosovës nga aleatët ndërkombëtarë, teksa ka kritkuar edhe presidenten, Vjosa Osmani.
"Serbia do të jepte miliarda vetëm që ta largonte Kosovën nga mbrojtja amerikane dhe vendet e tjera aleate. Albini e largoi Kosovën pa pagesë fare.” – ka shkruar ai në Facebook.
Ai shtoi se politika e Kurtit në Uashington po konsiderohet gjithnjë e më shumë si "gati armiqësore".
Haradinaj nuk kurseu as presidenten Vjosa Osmani, duke e quajtur "presidente koti" dhe duke e akuzuar për bashkëpërgjegjësi në veprimet e qeverisë.
Shkrimi i tij: