Haradinaj: Kurti duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli - NACIONALE

Haradinaj: Kurti duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka reaguar pas takimit në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Haradinaj ka alarmuar për pasojat ndaj Kosovës pas situatës së krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel.

Sipas Haradinaj, Kurti duhet të dorëhiqet.

“Situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij.

Ai duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli. Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mirë.” – shkroi Haradinaj.

Lajme të ngjashme