Haradinaj kur pyetet për deklaratat e Kurtit: Realisht, ai është agjent i Serbisë e Rusisë - NACIONALE

Haradinaj kur pyetet për deklaratat e Kurtit: Realisht, ai është agjent i Serbisë e Rusisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është agjent i Serbisë e Rusisë, kur u pyet mbi deklaratat e pushtetit se deputetët pakicë joserbë po shantazhohen nga Serbia.

Këto deklarata ai i bëri në “Blic Interview”, ku përsëriti se Kurti “ka zbatuar agjendën ruse e serbe”.

“Kjo është shenjë e dobësisë së Kurtit, edhe të qeverisë së tij. Realisht, Kurti është, kam deklaru disa herë, ky është agjent i Serbisë e Rusisë sepse ka zbatu agjendën ruse e serbe.

Ndikimet e mekanizmave ndërkombëtarë janë gjithkund. Ne shohim përpjekje për ndryshime në Serbi, pra shohim protesta, zhvillime, përpjekje për ndryshime në Kosovë, të dyshimt të kësaj Qeverisje” – u shpreh ai.

Tutje, Haradinaj ka deklaruar se Kurti ka qeverisur i vetëm për katër vite, dhe sipas deklaratave të tij, rezulton se “Serbia ka rritur fuqinë ndaj deputetëve joserbë”.

“Kurti zakonisht i reflekton pasojat e asaj kush është. Ai e ka rritë fuqinë e Serbisë deri në këtë masë në Kosovë, ka qeverisë në mandat të plotë, i pavarur, me asnjë parti tjetër shqiptare. Pas 4 viteve, rezulton se qenka rritë fuqia e Serbisë mbi deputetët joserbë, që unë nuk besoj se deputetëet joserbë janë nën ndikimin e Serbisë” – tha kreu i AAK-së.

Lajme të ngjashme