Haradinaj: Koalicioni i AAK-së i ka dhënë vendit një alternativë serioze - NACIONALE

Haradinaj: Koalicioni i AAK-së i ka dhënë vendit një alternativë serioze

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se Kosova sot gjendet në një pozitë të pashpresë.

Ai ka bërë me dije se AAK-ja dhe partnerët e saj të koalicionit parazgjedh janë një alternativë serioze për Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova gjithmonë ka pasur intelektualë që nuk kanë qëndruar duarkryq.

Kosova gjithmonë ka pasur intelektualë që nuk qëndruan duarkryq, por ishin gjithmonë në ballë të proceseve të rëndësishme, sa herë që kishte nevojë vendi. Sot, kur Kosova gjendet në një pozitë të pashpresë, koalicioni parazgjedhor me Forumin Intelektual E30 dhe partnerët e tjerë të koalicionit, i ka dhënë vendit një alternativë serioze të cilën e presin qytetarët, të angazhuar për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar, të integruar në strukturat euro-atlantike e në partneritet të ngushtë me BE dhe ShBA”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se Kosova duhet të bëhet ashtu siç e meritojnë qytetarët.

Forumi Intelektual E30 udhëhequr nga Prof. Dr. Artan Nimani na bashkoi për iftar bashkë me partnerët e tjerë të koalicionit. Para vetes kemi shumë punë e përgjegjësi, tema që kërkojnë trajtim me shumë kujdes e maturi. Kosova do të bëhet ashtu siç e meriton qytetari!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme