Haradinaj kërkon nga Qeveria që mos t’i bëjë presion KFOR-it për heqjen e barrikadave - NACIONALE

Haradinaj kërkon nga Qeveria që mos t’i bëjë presion KFOR-it për heqjen e barrikadave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për situatën në veri të Mitrovicës.

Haradinaj ka kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që t’i largojë serbët nga barrikadat e vendosur në veri të vendit.

“Situata ne veri të Kosovë po bëhet gjithnjë e më serioze dhe më e komplikuar. Platforma luftënxitëse e Vuçiqit dhe njerëzve të tij të instaluar në veri, po i kalon vijat e kuqe. Ai duhet urgjentisht t’i tërheq njerëzit e tij nga veriu dhe urdhërojë heqjen e barrikadave e t’i kthehet tryezës së bisedimeve”, ka thënë Haradinaj.

“Ai nuk mund ta sfidojë Kosovën e përcaktuar për paqe. Logjika që me mjete ushtarake të krijohet pozicion më i fortë për marrëveshjen për njohje të ndërsjellë në raport me Kosovën, është kapitull që është mbyllur në vitin 1999,” - vazhdoi më tej ai.

Kreu i AAK-së tha se pala kosovare nuk mund t’i vendosë afate KFOR-it për heqjen e barrikadave.

“Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, nuk është palë, prandaj edhe nuk mund të konsiderohet si i tillë”. Nuk mund t’i vendosen kurrfarë afatesh KFOR-it. Misioni i tyre në Kosovë është i qartë dhe i pastër si loti. Palë në Kosovë nuk janë as Uashnigtoni e as Brukseli”, tha tutje Haradinaj.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme kryeministri Kurti mbajti një takim me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccian.

Lajme të ngjashme