Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar: Të zbardhen skenaret e destabilizimit - NACIONALE

Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar: Të zbardhen skenaret e destabilizimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE


Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka kërkuar hetim ndërkombëtar për situatën në veri të vendit, pasi grupi i armatosur terrorist vrau një polic të Kosovës.

Sipas Haradinajt, një hetim ndërkombëtar do të zbardhte, skenarët e destabilizimit në krejt rajonin.

E plotë:


"Situata e krijuar si rezultat i përfshirjes së drejtpërdrejt të Serbisë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri, kërkon hetim ndërkombëtar!
Ngjarjet në veri dhe sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, janë pjesë e skenarit të përgatitur në Beograd. Reagimi i Policisë së Kosovës është përmbushje e detyrës për të mbrojtur rendin dhe ligjin. Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë dhe rreshtimi i saj krah grupeve kriminale e paraushtarake, është tejet shqetësues në këtë situatë dhe është sinjal i qartë se shteti i Serbisë është përfshirë në sulmet e armatosura të grupeve kriminale në veri.
Prandaj në një situatë të tillë është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenaret e destabilizimit të situatës jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin e Ballkanit."

Lajme të ngjashme