Haradinaj kërkon bashkimin e “opozitës”: T’ia ofrojmë një mazhorancë vendit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, nuk beson se përpjekja e fundit për konsttuimin e Kuvendit, e cila është thirru nga Dehari në ora 22:00 pritet të sjell diçka të re.
Pas dështimit të përpjekjes se 53-të, ai ka thënë se VV-ja nuk ka vullnet për formimin e institucioneve të reja.
Sipas tij, Kurti ka për qëllim që këtë çështje ta çoi deri në pafundësi.
“Po shihet që s’ka vullnet me bë një zgjidhje. Secili deputet këtu me përvojën minimale që e ka, ka pasë vullnet me bë zgjidhje dhe me iu bashku forcave për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Shihet qartë që Kurti po e shfrytëzon edhe emrin e Albulena Haxhiut jo pse ndoshta insiston që ajo është zgjidhja, por mendoj se e ka në qëllim që ta çojë deri në pafundësi këtë situatë”, ka thënë Hardinaj.
Ai i ka ftuar për bashkim partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.
“Edhe kjo seancë në ora 22:00 s’do të ketë ndonjë zgjidhje tjetër, shihet qartë që s’i ka numrat. Thirrje publike për kryetarin e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe të gjithë atyre që kanë vullnet që me ia ofru një mazhorancë në të ardhmen e afërt Kuvendit dhe ekzekutivit të Kosovës”, është shprehur Haradinaj.