Haradinaj: Kërkesa e SHBA-së për shtyerje të vendimit nënkupton se Qeveria nuk i njoftoi - NACIONALE

Haradinaj: Kërkesa e SHBA-së për shtyerje të vendimit nënkupton se Qeveria nuk i njoftoi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e ka njoftuar paraprakisht Amerikën dhe shtetet tjera për vendimin për reciprocitetin.

Haradinaj-Stublla ka thënë se zbrapsja nga vendimet po na dobësojnë dhe se vendimet impulsive janë të dëmshme.

Shkrimi i plotë i saj:

Kërkesa amerikane për shtyerje 30 ditëshe të implementimit të vendimit për targa dëshmon se Qeveria nuk qenka koordinuar (lexo: NUK i ka njoftuar paraprakisht) partnerët ndërkombëtar për planin e veprimit.

Moskoordinimi për çështje të sigurisë me partnerët e ngushtë (sidomos SHBA), duke besuar se forcon sovranitetin dhe vetëvendosjen politike, në realitet po na dobëson duke u detyruar të zbrapsemi turpshëm përballë Serbisë (e Rusisë).

Vendimet impulsive në qeverisje në të shumtën e rasteve janë të dëmshme!

Lajme të ngjashme