Haradinaj ia kthen Kurti për ofendimin “hajvan”: Ai epitet i shkon atij
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka folur pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në një konferencë për media, Haradinaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili i ofendoi opozitën, duke i quajtur “hajvaë”.
“Ai epitet i shkon atij. Ma hajvan se ni kryeministër që mas 4 vite qeverisje ka kallxu vica në fushatë. Dje kan mujt me pa se kush është ai. Ai pse nuk ka fitu me dal ashtu me fy e me bërtit, është realiteti unë. Kemi të bëjmë me një njeri që me të vërtetë është hajvan. Bile po i hyj në hak hajvanëve…ai është më keq” – tha Haradinaj.