Haradinaj i çon mesazh Kurtit: Situata është shumë më serioze se një luftë hibride
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka reaguar sërish në lidhje me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Haradinaj ka shkruar se duhet mbrojtur Kosova me çdo çmim.
Tutje, Haradinaj ka pasur edhe një mesazh për kryeministrin Albin Kurti.
“Situata e krijuar është shumë më serioze se një luftë hibride, apo propagande kundër opozitës, medias e analistëve, siç po provon ta devijojë Kryeministri. Sulmet me përmasa agresioni kundër vendit tënd, nuk janë kalkulator për vota.
Në mbrojtje të Kosovës, me çdo çmim!” – ka shkruar ai.