Haradinaj: Gjendja në veri është fatkeqësisht e para pavarësisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës. Në deklaratën e tij, ai ka hedhur akuzat për veprimet e fundit në veri të Kosovës duke akuzuar qeverinë e Kuirtit për kthim të veriut në kohën e para pavarësisë.
Haradinaj u shpreh se gjendja në veri të vendit është e rënduar pas disa veprimeve të fundit të ekzekutivit duke bërë që shumë autorizime të bartën tek KFOR-i dhe të EULEX-i.
“Gjendja në veri për fat të keq është e para pavarësisë, për shkak se shumë autorizime janë bartë tek KFOR-i dhe të EULEX-i janë rikthyer autorizimet e dikurshme dhe kuptohet ne me policinë tonë jemi një palë që duhet të na kontrollojnë sa u tërhiqem, çka po bëjmë, pse po shkojmë e kështu me radhë këto janë situata që i ka krijuar Kurti dhe Bislimi kjo qeveri”, tha ai për RTK-në.
Për Haradinajn, marrëdhëniet më të rëndësishme dhe strategjike duhej të jenë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ambasadorin amerikan në Kosovë.
“Nuk jemi në strategjinë tonë, pra Bratislava sipas meje nuk është strategjia jonë, strategjia jonë është Amerika me ambasadorin amerikanëkëtu dhe me Hillin atje. Nuk ka logjikë kryetari i qeverisë këtu të shkojë në komuna atje dhe t’i dërgoj porosi qeverisë së atij shteti se çka duhet të bëjë me një vend fqinjë mendoj se këtu zonja kusari në njëfarë mënyre i kanë prerë në besë amerikanët”, pohoi kreu i AAK-së.