Haradinaj falënderon diasporën për mbështetje: Ju mbajmë në zemër
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka falënderuar diasporën.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se diasporën e mban në zemër.
Tutje, ai ka kërkuar mbështetje me votë për AAK-në nga ana e diasporës.
“Diasporë ju mbajmë në zemër
Mbështetjen që ia keni dhënë deri më tani Atdheut, ju presim ta finalizoni me 9 shkurt me votën tuaj për Kosovën Fituese” – ka shkruar ai.