Haradinaj e mirëpret 'masën e përkohshme' të kërkuar nga Presidentja në Kushtetuese - NACIONALE

Haradinaj e mirëpret 'masën e përkohshme' të kërkuar nga Presidentja në Kushtetuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, para seancës së 51-të ka folur për moskonstituimin e Kuvendit, duke folur edhe për kërkesën e Presidentes Osmani, në Gjykatën Kushtetuese. Haradinaj tha se e mirëpret këtë. Sidomos sipas tij kërkesa për ‘masë të përkohshme’ është e mirëseardhur, sepse u jep kohë partive dhe qartësohet çështja.

Ajo që ndodhi me Presidenten tani e ndryshon gjendjen, mund të pezullohet afati, dhe gjetjet e reja të na e hapin rrugën, edhe pse përsëri na mbesin pak ditë. Besoj që ky zhvillim është i mirëseardhur. Na e fiton disa ditë dhe mund të bëhet më e qartë se çka tutje. Besoj që Gjykata Kushtetuese nuk e vonon përgjigjen.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme