Haradinaj: E keqja e Kosovës është Kurti, e ka nda mendjen me e bo keq Kosovën
Lideri i AAK-së, Ramush Haradnaj, ka thënë se e keqja e Kosovës është Albin Kurti.
Para fillimit të seancës së sotme, ai ka bërë me dije se nëse Kurti nuk i ka numrat për kryetar të Kuvendit dhe Qeveria, ai duhet të lëshon rrugë.
Sipas tij, kryetari i VV-së e ka nda mendjen me e bë keq Kosovën.
“E keqja e Kosovës është Kurti. Kurti duhet me i ba 61 vota me e zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë. Nëse nuk i ka, le të lëshon rrugë. Pra, kështu është situata. Mujmë me i dhanë sa të do emra, por po shihet se ai e ka da mendjen me e bo keq e më keq Kosovën “, ka thënë Haradinaj.