Haradinaj: Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit vetëm një person unifikues
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet të gjendet një kandidat unifikues për kryetar të Kuvendi në mënyrë që të tejkalohet ngercia aktual politike.
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ai ka treguar se në këtë takim ka prezantuar propozimin e AAK-së për kryeparlamentar unifikues.
“Kemi dhënë idenë tonë. Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues në mënyrë që të kalojmë në etapën tjetër edhe kuptohet se e kemi mirëpritur këtë mundësi të bisedime me president”, ka thënë Haradinaj.