Haradinaj: Do t`i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese - NACIONALE

Haradinaj: Do t`i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se kjo parti do t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vendimet e fundit në Kuvend.

Para hyrjes në sallë, ai ka thënë se do të kërkohet të shqyrtohet kushtetutshmëria e vendimeve gjatë seancës konstituive.

Ne veç kemi përgatitur një kërkesë për vlerësimin. Do t`i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që me e vlerësu kushtetutshmërinë e vendimeve të marrura në Kuvend. Pra, si rasti për mosvotimit të komisionit për votim të fshehtë dhe gjitha vendimet tjera paraprake bazuar në procesverbalin e seancave”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se janë në konsulta edhe me PDK-në dhe LDK-në.

Sot jemi në konsulta edhe me PDK-në dhe LDK-në, në mënyrë që 10 deputetë t`i drejtohen gjykatës”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se është duke u bërë përpjekje që sot do të dërgohet kjo çështje në Kushtetuese.

Lajme të ngjashme