Haradinaj bën thirrje për protestë: E kemi obligim moral të protestojmë kundër përbuzjes - NACIONALE

Haradinaj bën thirrje për protestë: E kemi obligim moral të protestojmë kundër përbuzjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të protestojnë sot kundër qeverisë në ora 18:00, protestë kjo e thirrur nga organizatat e veteranëve të luftës.

E kemi obligim moral të protestojmë kundër përbuzjes”, tha Haradinaj.

Pjesëmarrja e sotme në protestë është obligim moral për m’e demonstru që një luftëtar veteran nuk e pranon përbuzjen, e aq më tepër të lirisë së shtetit tonë, duhet të protestojmë bashkarisht. Bashkë do të shihemi sot me shumë miq në orën 18:00 në sheshin Skënderbeu. Protesta është mjet demokratik që garantohet nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve, pa dallim partie, të jemi bashkë sot në mbrojtjen e vlerave tona kundër përbuzjes”, tha ai përmes një videomesazhi.

@daut.haradinaj.official Shihemi në ora 18:00, te sheshi 'Skenderbeu'. #kosova #🇦🇱🇽🇰 #haradinaj #dautharadinaj #fyp #ushtriaçlirimtareekosoves #uçk ♬ original sound - Daut.haradinaj

Lajme të ngjashme