Haradinaj: 1 Maji e gjen Kosovën në pozitën më të rëndë në 24 vjetët e fundit - qeveria edhe më e fjetur - NACIONALE

Haradinaj: 1 Maji e gjen Kosovën në pozitën më të rëndë në 24 vjetët e fundit - qeveria edhe më e fjetur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti me rastin e ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke thënë se Kosova është në pozitën më të rëndë në 24 vitet e fundit.

Ai ka thënë se punëtorët janë më të diskriminuar.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kryeministrit Kurti dhe kabineti i tij janë më shumë të fokusuar në grumbullimin e parave në thesar sesa në investime kapitale.

"Dita Ndërkombëtare e Punës kësaj here Kosovën e gjen në pozitën më të rëndë në 24 vitet e fundit. Secilën ditë që kalon, vendi ynë është edhe më keq, punëtorët tanë më të diskriminuar, e qeveria edhe më e fjetur. Kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar janë të fokusuar më shumë në grumbullimin e parave në thesarin e shtetit se sa në investime kapitale - aty ku hapen vende të reja pune, rriten rrogat dhe zhvillohet shteti.” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka përmendur edhe ikjen e të rinjve nga vendi dhe ka kërkuar nga qeveria që t’i ngritë pagat në sektorin publik dhe të gjej mënyrë që të rritja të bëhet edhe në sektorin privat.

“Fuqia punëtore po ikë çdo ditë, vendi ynë po mbetet pa mjekë, pa inxhinierë, ekonomistë e pa mësimdhënës. Kosova rrezikon me mbetë edhe pa pjesëtarë të sigurisë sepse rinia po ikë! Ngritja e çmimit të tatimit në pronë, afatizimet dhe lojërat me pagesa të tatimit, duhet të anulohen dhe të mendohet edhe për qytetarët.”

“Ftoj qeverinë që t’i ngritë pagat në sektorin publik, të gjejë modalitete për rritjen e pagave në sektorin privat, aty ku është goditja më e madhe nga inflacioni, si dhe më e rëndësishmja, të zhbllokojë buxhetin e shtetit. Ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar!” – përfundon shkrimi i tij.

Statusi:

Lajme të ngjashme