Haradianj: Krejt Kosova është lodhur me këtë situatë, Kurti po e mban këtë situatë peng - NACIONALE

Haradianj: Krejt Kosova është lodhur me këtë situatë, Kurti po e mban këtë situatë peng

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë me dije se gjithë Kosova është lodhur me situatën e bllokadës në Kuvendit.

Para hyrjes në seancë, ai ka thënë se përgjegjës për këtë situatë është kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Sipas tij, ai po e mban Kosovën peng.

“Mendojë që krejt Kosova është lodh me këtë situatë. Ne po i përsërisim fjalët e njëjta, kemi dhënë një ofertë, jemi të gatshëm me votu në rast se do të kemi një ndryshim të emrit të kandidates. Nëse jo të mbesim kështu fatkeqësisht edhe për një kohë. Unë besoj që me vetëdije z. Kurti është ka e mban këtë situatë peng”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme