“Hapni krah o trima o dilni zot situatës”, me kë e ka Lladrovci? - NACIONALE

“Hapni krah o trima o dilni zot situatës”, me kë e ka Lladrovci?

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar zhvillimet e mbrëmshme në Kuvend.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar një status interesant.

Ai ka kërkua që të hapet rrugë ose t`i dilet zot situatës.

“Partitë politike me taban atdhetar domosdo i vërejnë dredhitë politike, prandaj punojnë që ta zvogëlojnë ndikimin e keqbërësve politikë dhe degradimin institucional. Partitë e kanë obligim të veprojnë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe kundër dredhive që e dëmtojnë shtetin, ndryshe, nuk e arsyetojnë ekzistencën. Komfori si fazë finale e arritjeve të çaushëve të rinj në kohën kur rrezikohet shteti, është mjerim. Hapni krah o trima o dilni zot situatës!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme