“Hapje në bashkëpunim”; “duhet të hapet pa vonesa”: Kosova dhe BE-ja sërish i ballafaqojnë qëndrimet e ndryshme për urën - NACIONALE

“Hapje në bashkëpunim”; “duhet të hapet pa vonesa”: Kosova dhe BE-ja sërish i ballafaqojnë qëndrimet e ndryshme për urën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian edhe sot kanë ballafaquar qëndrimet e ndryshme rreth hapjes së urës se Ibrit.

Ndonëse BE-ka ka bërë me dije se hapja nuk duhet të bëhet në mënyrë të njëanshme, zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, i ka thënë sot emisari special të BE-së, Miroslav Lajçakm, se ura duhet të hapet.

Në njoftimin për media të Qeverisë rreth këtij takimi, është vlerësuar se Bislimi ka insistuar se hapja e urës duhet të bëhet pa pengesa të mëtutjeshme.

“Diskutimet përgjatë takimit u përqendruan në tri tema kryesore: dakordimin dhe përgatitjet për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve, zhvillimet rreth hapjes së urës kryesore të Mitrovicës mbi lumin Ibër dhe rruga përpara me planin e sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se hapja e urës kryesore të Mitrovicës mbi Ibër është çështje e trajtuar dhe dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese dhe konkluzioneve të vet raportit të Komisionit Evropian të vitit 2020, që vlerëson se punimet në urë kanë përfunduar dhe ajo duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.

Më tej, sipas njoftimit, Bislimi ka treguar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj procesit të dialogut në Bruksel.

“Ai nënvizoi se Qeveria së Republikës së Kosovës në vazhdimësi është angazhuar si palë konstruktive në dialog. Si e tillë ajo mbetet e përkushtuar për zbatim të plotë e të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit dhe e bindur që nënshkrimi i saj është garanca e duhur dhe nevojshme për zbatimin e plotë nga Serbia dhe llogaridhënien për shkeljet e vazhdueshme prej saj”, është thënë në njoftim.

Por, ndryshe mendon emisari special të BE-së, Miroslav Lajçakm.

Pas takimit me Bislimit, ai ka thënë se ura duhet të hapet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

"Diskutuam (edhe) çështjen e urës së Ibrit në Mitrovicë dhe hapjen e saj për transport. Qëndrimi i BE-së, është i mirënjohur, por duhet ta përsëris që duhet të hapet, por hapja duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, e diskutuam edhe këtë", ka thënë Lajçaku.

Lajçaku foli edhe për takimin e radhës në Bruksel.

“Jam sot në Prishtinë për takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për t’u përgatitur për takimin e radhës lidhur me negociatat që do të mbahet në Bruksel në ditët në vijim. Kemi folur për agjendën e takimit dhe çështjet që duhet të adresohen”, tha Lajçak.

Në deklaratën e tij për media pas takimit, Lajçaku foli edhe në lidhje me vendimin e protestuesve serbë për të bllokuar rrugët drejt kufijve të Kosovës.

"E pashë shpalljen, besoj se nuk duhet të ketë bllokime. Nuk ka kurrfarë arsye për bllokime, duhet të ketë liri të lëvizjes. Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht obligative në tërësinë e saj, jemi duke punuar në implementim. Asnjëra palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje dhe jemi diskutuar edhe me Kosovën edhe me Serbinë se si të përshpejtojmë zbatimin e saj" - tha ai.

Tutje, Lajçak e ritheksoi se letra e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, ku theksohej se Serbia e kontestonte marrëveshjen e Ohrit, tashmë është tërhequr.

"Letra (e Bërnabiq) është tërhequr. Ka deklarata këtu dhe atje, që nuk ndihmojnë fare por Marrëveshja është e vlefshme në tërësinë e saj dhe tashmë Marrëveshja është bërë pjesë në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Jemi pajtuar për diçka, por nuk mund ta them këtë para se koordinohemi me të tjerët" - ka theksuar Lajçak.

Lajme të ngjashme