Hapja e urës së Ibrit, Hasani: Po bëhet për vota, Kurti e ka ekzistenciale ruajtjen e votës - NACIONALE

Hapja e urës së Ibrit, Hasani: Po bëhet për vota, Kurti e ka ekzistenciale ruajtjen e votës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani, ka komentuar paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës së lumit Iber.

Ai ka bërë me dije se këto paralajmërime dhe veprimet tjera të njëanshme të qeverisë në veri po bëhen për qëllime elektorale.

Në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së”, Hasani ka thënë se këto veprime kryeministri Kurti po i bën për ta mbajtur votuesin në tension.

Ai ka paralajmëruar se nëse në zgjedhjet e ardhshme VV-ja bije nën 35 për qind, atëherë Kurti do të ketë pasoja politike.

Logjika është kjo po bëhet për galeri të brendshme. Qartë shihet se Kurti e ka ekzistenciale me e ruajtur votën së paku deri 35 për qind, pasi po ra nën të do të ketë pasoja për fatin e tij politik afatgjatë. Çështja e urës dhe temave të ngjashme me urën, si mbyllja e filialeve të postës serbe në territorin e Kosovës. Këto janë në funksion të galerisë së brendshme për ta mbajtur votuesin në tension. Nuk shoh arsye tjera”, ka thënë Hasani.

Lajme të ngjashme