Ministria e Bujqësisë ka një njoftim të rëndësishëm për fermerët kosovarë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar të gjithë fermerët se është hapur aplikimi për Programin për Pagesa Direkte - Subvencione 2023.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se aplikimi për subvencionim zgjatë 30 ditë dhe fillon nga sot.
Sipas tij, aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.
“Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen, më lejoni që t'iu informoj se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për arsye të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcellave (LPIS); me qëllim të rritjes së transparencës dhe meritokracisë. Në rastet kur aplikoni për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion”, ka shkruar Peci.
