Hamza viziton Podujevën: Do të punojmë që të krijojmë mundësi të reja
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar komunën Podujevës.
Nëërmjet një postimi në Facebook, ai deklaroi se janë të bindur që për llapjanët dhe të gjithë qytetarët e kanë ofertën më të mirë.
Hamza premtoi se do të punojnë për të sjellë cilësi më të mirë të jetës dhe të ardhme më të mirë për qytetarët.
"Sonte në Podujevë, të bashkuar, të vendosur dhe të bindur që për llapjanët dhe të gjithë qytetarët e kemi ofertën më të mirë. Në çdo fshat, në çdo qytet, në tërë Kosovën, pareshtur do të punojmë që të krijojmë mundësi të reja, cilësi më të mirë të jetës dhe të ardhme më të mirë." - ka shkruar Hamza.