Hamza pret që VV të krijojë qeverinë, e nëse jo "e marr unë atë përgjegjësi"
Vetëvendosjes si parti e parë i takon të formojë institucionet. Kjo si rregull ligjor dhe kushtetues, tha kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në një intervistë në "Pressing" të T7. Mirëpo, tha ai, nëse për një arsye apo një tjetër Vetëvendosja dështon të arrijë të krijojë shumicë parlamentare për të ndërtuar qeveri, PDK-ja e merr përsipër ta bëjë atë gjë.
"Për PDK-në është rezultat për t'u vlerësuar. VV është e para në vota...çka është karakteristike e këtyne zgjedhjeve partia në pushtet ka lyp referendum dhe 500 mijë vota, e ata s'ia kanë dhënë. Qytetarët kërkuan ndryshim, dhe numrin më të madh e kanë fituar partitë në opozitë.
Bazuar në ligje e kushtetutë i takon partisë së parë që t'i krijojë institucionet. Është tepër e rëndësishme gjeopolitike dhe ekonomike të mos ketë vakum institucionalë. Presim që institucionet të krijohen në afat optimal.
Nuk është se ne detyrimisht, domosdoshmërisht e me çdo kusht presim që të jemi qeveria, mirëpo e kam shpreh gatishmërinë, dhe jam konsitent, që për neve nëse partia e parë nuk arrin për çfarëdo arsye me i kriju institucionet, ne e marrim atë përgjegjësi.
Më e preferueshme edhe më e lehtë për ne është harmonizimi i programeve me partitë që kanë qenë në opozitë", tha Hamza.
Fundi i prillit dhe fillimit i majit “më së largu” kur Kosova do të duhej të kishte qeveri të re, tha kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza/
Matematikisht, tha Hamza, Vetëvendosja e ka të pamundur të formojë qeveri vetëm me pakicat jo-serbe.
Rregullat ligjore dhe kushtetuese janë siç janë, tha Hamza, që Vetëvendosjes i jepet të parës të provojë të formojë qeverinë - nëse për një arsye apo një tjetër nuk e bëjnë, atëherë PDK e merr përsipër.
Deklarimi i Hamzës pa ndërhyrje:
"Optimale kish me qenë që në prill partia fituese mi kriju institucionet. Vakumi institucionla është dëm i sigurt për Kosovën edhe në aspektin ekonomik e diplomatik. Nuk besoj që kjo duhet me ndodh. Nuk është e mirë për vendin".
Prilli pres që prilli me qenë afat optimal që me pas Kuvendin e konstituum dhe qeverinë. Nëse për një arsye apo një tjetër, partia e parë s’e bën qeverinë dej në prill, siç janë rregullat kushtetuese…mendoj që fundi i prillit dhe fillimi i majit kish m’e qenë më së largu kur Kosova ish desht me i pas institucionet. Kisha pas qenë edhe më herët.
Ne jemi përball me këso situata, nëse e kujtojmë kohën e VLAN-it.
Ne si opozitë kemi garuar të ndara…edhe sot janë parti në vete, i kanë rezultatet e veta, unë jam shumë në rregull që VV me bisedu me secilën parti politike, shihen që matematikisht është e pamundun me ba qeverinë veç me pakicat jo-serbe.
Është e pamundur matematikisht që një parti e vetme shqiptare veç me komunitetetet pakicë jo serbe m’e ba qeveri. Mundësitë me bisedu janë të hapura. Ne si PDK e kemi qëndrimin e qartë, s’është as emocionale, por politike e konceptuale, ne kemi thënë që për shkak të këtyne dallimeve me VV-në nuk mujm me qeverisë. Ne s’bllokojmë