Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, ka premtuar një të ardhme të re për sistemin e arsimit.
Ai ka bërë me dije se me qeverisjen e tij nxënësit do të pajisen me aftësitë e së nesërmes, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në qeverisjen e tij do të ketë Fond Shtetëror të Bursave për studentët.
“Një e ardhme e re për arsimin, me nxënës të pajisur me aftësitë e së nesërmes, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit”, ka shkruar ai, duke prezantuar zotimet e tij në këtë fushë.