Hamza nga Istogu: Do të punoj e do të jem përkrah çdo qytetari në vendin tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se Istogu me entuziazëm u bashkua për vendin.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka ndarë pamje nga tubimi i PDK-së me qytetarët atje.
“Edhe Istogu, me entuziazëm të madh, sonte u bashkua për Kosovën që meriton më shumë.
Unë do të punoj dhe do të jem përkrah çdo qytetari në vendin tonë.
Le të bashkohemi edhe më shumë. Le të ngrihemi edhe më fuqishëm, sepse Kosova mundet ma mirë!” – ka shkruar Hamza.