Hamza në Kaçanik: Me nder, vullnet e përgjegjësi, do t’iu shërbejmë qytetarëve
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur tubim në Kaçanik.
Ai ka premtuar vende të reja punë, pensione meritore, mbështetje ndaj ndërmarrësve, e paga të dinjitetshme për të punësuarit publik.
“Me nder, vullnet e përgjegjësi, do t’iu shërbejmë qytetarëve në tërë Kosovën” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Si çdoherë, mobilizim i jashtëzakonshëm në Kaçanik.
Me nder, vullnet e përgjegjësi, do t’iu shërbejmë qytetarëve në tërë Kosovën. Me kompetencë do t’i përmbushim pritjet e tyre. Për të rinjtë, gratë dhe çdo profesionist, perspektivë, mundësi të reja dhe vende pune. Të moshuarve, pensione meritore dhe përkujdesje institucionale. Ndërrmarrësve, mbështetje deri sa të forcohen. Çdo zyrtari, mjeku e mësimdhënësi, polici, zjarrfikësi e ushtari, paga të dinjitetshme, motiv e krenari.
Unë besoj se kjo është Kosova që të gjithë e duam!