Hamza mirëpret vendimin e BE-së për heqjen e sanksioneve: Qytetarët s`duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie - NACIONALE

Hamza mirëpret vendimin e BE-së për heqjen e sanksioneve: Qytetarët s`duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, i është gëzuar vendimit të BE-së për fillimin e heqjes së masave ndëshkues ndaj Kosovës.

Ai ka bërë me dije si ky veprim është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie.

“Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë. Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie. I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik. Bashkë me aleatët, Kosova do të ecë përpara!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme