Hamza: Me masivitet të jashtëzakonshëm, Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë - NACIONALE

Hamza: Me masivitet të jashtëzakonshëm, Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se Ferizaj “i dha sonte misionit” të kësaj partie ndërsa vendi i afrohet zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hamza tha se “besimi i madh i qytetarëve kudo nëpër Kosovë i jep fuqi rikthimit tonë si forcë politike në krye të Qeverisë.”

Postimi

Me masivitet të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri të palëkundur, Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën.

Besimi i madh i qytetarëve kudo nëpër Kosovë i jep fuqi rikthimit tonë si forcë politike në krye të Qeverisë.

Jemi bashkuar për qytetarët tanë. Jemi bashkuar për Kosovën.

131 është shpresë për të gjithë! #MaMirë

Lajme të ngjashme