Hamza: Jemi në garë për t'i fituar zgjedhjet - NACIONALE

Hamza: Jemi në garë për t'i fituar zgjedhjet

4 javë më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se janë në garë për t’i fituar zgjedhjet.

Ai për “Rtv 21” ka thënë se kandidimi i tij për këtë pozitë, është nder e përgjegjësi.

‘’Për mua është nder dhe në të njëjtën kohë përgjegjësi. Sigurisht do ta jap maksimumin me një pozitivistet me një program konkret, të matshëm, racional dhe një ekip të mirë do të dal para qytetarëve me ofertë serioze dhe besoj se do të jetë e vlerësuar.” – u shpreh ai.

Hamza shtoi se janë në garë për t’i fituar zgjedhjet, ndërsa tha se varësisht prej rezultatit, do t’i shohin edhe opsionet tjera.

‘’PDK është e gatshme për zgjedhje ne mendojmë se duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve dhe në mënyrë të dakorduar të shkojmë në këtë proces. Jemi të hapur për të diskutuar me të gjitha partitë (për shpërndarjen e Kuvendit). Jemi në garë për t’i fituar zgjedhjet ne do të dalim para elektoratit që ata me na besua dhe me i fitu zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve varësisht prej rezultatit ne do ti shikojmë edhe opsionet e tjera (për koalicione).” – ka thënë ai.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës e kandidoi të mërkurën Hamzën për kryeministër të vnedit.

Sot ndërkaq, nga PDK propozuan datën 9 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme