Hamza dënon vrasjen e 21-vjeqares: Institucionet e shtetit duhet të veprojnë shpejt - NACIONALE

Hamza dënon vrasjen e 21-vjeqares: Institucionet e shtetit duhet të veprojnë shpejt

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka dënuar ashpër vrasjen e 21-vjeqares nga ish-bashkëshorti i saj.

Duke i shprehur ngushëllime familjes të së ndierës, ai ka bërë me dije se ky krim nuk mjafton të dënohet vetëm me fjalë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se shteti me mekanizmat e tij duhet të vihet në veprim dhe organet e drejtësisë të veprojnë shpejt.

“Erona, 21 vjeçare, u vra sot! Shqetësim, dhimbje, e tragjedi! Ky krim nuk mjafton të dënohet me fjalë dhe nuk guxon të mbetet fjalë. Shteti me të gjitha mekanizmat e tij duhet të vihet në veprim dhe organet e drejtësisë të veprojnë shpejt! Kosova duhet të jetë vend ku gratë duhet te ndihen të respektuara, të sigurta e që nuk janë vetëm! Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e miqtë!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të ngjashme