Hamiti: Skeptikët e shtetit të Kosovës janë qesharakë - NACIONALE

Hamiti: Skeptikët e shtetit të Kosovës janë qesharakë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar kritikuesit e shtetit të Kosovës.

Ajo ka bërë me dje se skeptikët e Republikës së Kosovës, 15 vjet mbas pavarësisë, janë qesharakë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se skeptik për shtetin e Kosovës kishte edhe në vitin 2008.

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që synon të hyjë në BE dhe në NATO, po ashtu edhe në OKB një ditë. Të bëhet pjesë e sistemit ndërkombëtar. Skeptikë për pavarësimin e Kosovës ka pasur edhe te ne para pavarësimit, gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, kur e krijuam Republikën e Kosovës nën drejtimin e Presidentit Rugova - që s’u njoh atëherë ndërkombëtarisht, por do të njihej më vonë - por edhe në fillim të shekullit tonë. Madje edhe pak muaj para se të shpallej Kosova e pavarur më 17 shkurt 2008, ndonëse shenjat e përkrahjes ndërkombëtare për këtë ishin dhënë”, ka shkruar Hamiti.

Zyrtari i LDK-së ka thënë se kundërshtaret e shtetit të Kosovës duhet të përbuzen.

Skeptikët tanë të sotëm të shtetit të Kosovës, 15 vjet mbas pavarësie, janë qesharakë. Për përbuzësit dhe kundërshtarët e shtetit tonë të mos flasim. Ata e meritojnë përbuzjen dhe duhet të përballen me kundërshtimin tonë të fuqishëm, të institucioneve tona kombëtare, të qytetarëve krenarë të Kosovës së pavarur dhe sovrane. Kosova është atdheu ynë! Përjetë e mot Republikë e Kosovës!”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme