Hamiti: Shkaku i veprimeve të Qeverisë Kurti, Kosova është në vitin e dytë të sanksioneve
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar kritikat e fundit të ShBA-së ndaj Qeverisë së Kosovës.
Ai ka bërë me dije se ShBA-ja ka kohë që në mënyrë të qartë e ka shprehur pakënaqësinë me këtë qeveria.
Sipas tij, më fajin e Qeverisë Kurti, Kosova është tashmë në vitin e dytë të sanksioneve nga BE-ja.
“Kosova është tashmë në vitin e dytë të sanksioneve të BE-së. Shkaku i veprimeve të pamenduara mirë të Qeverisë së Vetëvendosjes. SHBA-të, aleati kryesor i Kosovës, ka kohë që po e bën të qartë pakënaqësinë me këtë kurs konfrontimi të Albin Kurtit me aleatët e vendit tonë që po e dëmton Kosovën”, ka shkruar Hamiti.