Hamiti: Me Qeverinë Kurti Kosova ka humbur argument me aleatët
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit, ku është folur për Kosovën.
Ai ka bërë me dije se Kosova e ka humbur argumentin me aleatët.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo ka ndodhur për herë të parë.
“Kosova e ka humbur argumentin me miqtë dhe aleatët tanë. Për herë të parë, me Qeverinë Kurti”, ka shkruar Hamiti.
Ai ka thënë se për herë të parë Kosova po kritikohet nga aleatët.
“SHBA-të e kritikojnë Kosovën, për herë të parë në histori, në kohën e Qeverisë Kurti”, ka vlerësuar Hamiti.