Hamiti: Kosova është nën sanksione të BE-së falë Qeverisë së VV-së
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendosjen e sanksioneve nga ana e BE-së.
Ai ka bërë me dije se Kosova është në muajin e njëmbëdhjetë për fajin e Qeverisë së VV-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto sanksione i kanë kushtuar Kosovës me qindra milionë euro.
“Kosova është në muajin e njëmbëdhjetë të sanksioneve ndërkombëtare falë Qeverisë së Vetëvendosjes, më saktë koalicionit VV-Guxo. Për herë të parë në historinë e Republikës sonë. Njëvjetori i sanksioneve që i kanë kushtuar Kosovës qindra milionë euro në projekte të bllokuara të BE-së vjen shpejt. Kosova e sanksionuar #KREJTdheDREJT!”, ka shkruar Hamiti.