Hamiti i LDK-së i reagon Kurtit: Pse s’po e rrit fëmijën tënd në Kosovë? - NACIONALE

Hamiti i LDK-së i reagon Kurtit: Pse s’po e rrit fëmijën tënd në Kosovë?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj deklaratës se fundit të kryeministrit i cili ka treguar se pse simpatizantët e VV-së po e thërrasin “babë”.

Ai ka bërë me dije se Kurti po tallet me votuesit e tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti e ka pyetur shefin e qeverisë se pse nuk po e rrit fëmijën e tij në Kosovë.

“Albin Kurti po tallet me votuesit e vet! Po ta dinin këta që po tallet me ta, Kurtit do të mund t’i thoshin seriozisht, pa e tallur: pse s’po e rrit fëmijën tënd këtu, në Kosovë? Qeveria e Norvegjisë, në vendin ku i jeton familja këtij, paska rënë sot”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme