Hamiti i LDK-së e quan “sukses të 46të” bllokimin e Kuvendit të Kosovës nga VV - NACIONALE

Hamiti i LDK-së e quan “sukses të 46të” bllokimin e Kuvendit të Kosovës nga VV

1 vit më parë

nga NACIONALE

Muhanet Hamiti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka quajtur “sukses të 46-të” për Vetëvendosjen bllokimin e Kuvendit të Kosovës, që sipas tij, është edhe qëllimi.

“E suksesshme edhe përpjekja e 46-të e VV-së së Albin Kurtit për bllokim të konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mbasnesër, më 15 korrik, bëhen tre muaj të bllokadës. Deputeti Albin Kurti e ka zaptuar pushtetin. Do pushtet absolut, jo ndarje të pushteteve. Ai nuk po qeveris me mbikëqyrje parlamentare, por po sundon në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani duhet të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve, siç e thotë Kushtetuta (neni 84)”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme